
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së një autobusi në Australi.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ngjarja ka ndodhur në New South Wales, në një rrethrrotullim mbrëmë rreth orës 23:30.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por rasti po hetohet nga policia.
Shoferi i autobusit, një 58-vjeçar, u dërgua në spital nën rojën e policisë për t’u marrë në pyetje./teve1.info/