Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përplaset për vdekje një këmbësor në aksin Lezhë-Fushë Krujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Fushë Krujë”, ku një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte në rrugë.

Burime bëjnë me dije se 73-vjeçari Rexhep Tamizi ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes, teksa shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia e madhe dhe ndërprerja në mënyrë të gabuar të rrugës nga ana e viktimës.

“Rreth orës 12:30, në autostradën ‘Lezhë-Fushë Krujë’, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.“, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaShqip