Është arrestuar 17-vjecari Elio Rr i cili përplasi për vdekje 2 turistët italianë në orët e para të mëngjesit ne Sarande.
17-vjeçari akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Viktima mbetën dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano.
Ata u përplasën nga “Benzi” që drejtohej nga 17-vjeçar i cili ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeç drejt Ksamilit, ndërsa italianët po ktheheshin nga Ksamili për Sarandë.
Dy adoleshentët që ishin në makinë mbetën të plagosur.
Lidhur me këtë aksident tragjik reagoi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku njoftoi pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Adriatik Shehu./Albeu.com.