Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Përplasja Kurti-Brnabiq në Slloveni’, “BE duhet ta kuptojë këtë të vërtetë”, ja ku qëndron konfliki!

Në Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, të mbajtur sot gjatë ditës, është përplasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me kryeministren serbe Ana Brnabiq.

Këtë replikë mes tyre e ka komentuar profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi.

Ai thotë se kjo replikë ishte në fakt me përfaqësuesit e BE-së.

Sipas tij, BE duhet të kuptojnë këtë të vërtetë, pasi Brnabiq dhe Vuçiqi edhe po ta kuptojnë nuk e pranojnë.

Profesori shton se këtu qëndron konflikti i vërtetë.

Më poshtë postimi i plotë:

Replikë e zotit Kurti me kryeministren e Serbisë, Brnabiq!

Në fakt kjo ishte replikë me përfaqësuesit e BE-së në Samitin e Bledit në Slloveni! Ata duhet ta kuptojnë këtë të vërtetë! Brnabiq, Vuçiq e të tjerë në Beograd, edhe po ta kuptojnë, nuk e pranojnë! Këtu qëndron konflikti i vërtetë!

“Mbështetja për BE-në në Kosovë është 94%, në Serbi është 35%, kemi vendosur sanksione ndaj Federatës ruse, Serbia nuk po mendon për këtë, nuk e kanë distancuar vetveten as prej Millosheviqit e as prej Putinit, nuk është lehtë për ne, unë dua të normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë, p.sh. nëse fqinji im do të ishte Republika e Çekisë, por normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i rëndë. Mund të ndodh, por duhet ta zbatojmë marrëveshjen bazë për të cilën ramë dakord unë dhe presidenti i Serbisë në Bruksel.

Por normalizimi në psikologji do të thotë mungesa e konfuzionit mes REALITETIT dhe FANTAZISË dhe kjo është një pjesë tjetër ku unë nuk mund të kontribuojë”