Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përplasje e akuza në Komisionin Hetimor mes deputeteve Kryeziu-Hyseni e Musliu-Shoshi

 
   

Mes përplasjeve të ashpra po mbahet Komisioni Hetimor lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Shkak janë bërë mospajtimet për hartimin e listës së dëshmitarëve për intervistim në komision.

Deputetët e mazhorancës propozuan listë të veçantë, ndërkaq opozitarët listë tjetër.

Këta të fundit kërkuan që komisioni të fokusohet vetëm në periudhën 2021-2024, ndërkaq pushtetarët kërkuan që hetimi të zhvillohet prej vitit 2011.

Përplasjet dhe ofendimet u zhvilluan ndërmjet deputetes së LVV-së Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.