Ish-ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq, pasi ky i fundit e ka përmendur në konferencën e tij për media kur ka folur për grupin terroristë që ka sulmuar sot Kosovën dhe ka vrarë e ka plagosur dy policë të Policisë së Kosovës.
Deputeti Roth, i ka thënë Vuçiqit se vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm.
“I dashur president Vucic! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe kryerësit e veprës. S’më interesojnë nacionalitetet dhe etnitë fare. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth në përgjigjen e tij ndaj presidentit serb.
Vuçiq, në konferencën e djeshme ka komentuar një shkrim të ditës të bërë nga deputeti gjerman Roth, i cili kishte thënë se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar.
Tags: Aleksander VuçiqMichael RothSulmi ndaj Policise se Kosoves