Albin Kurti dhe Edi Rama janë ulur pranë njëri-tjetrit në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të Bashkimit Evropian në Shkup.
Dy liderët, të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë lënë anash mosmarrëveshjet politike me njëri-tjetrin dhe janë shfaqur krah njëri-tjetrit në Shkup.
Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedoninë e Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.
Në këtë takim të rëndësishëm ndodhet i pranishëm është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.