Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përqafimi me Kurtin, Murtezaj: Macron tregoi respekt për Kosovën, aty s’priti Kurtin si individ

Zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj, i cili është edhe profesor në një universitet në Francë, në FRONTAL të T7 ka komentuar mënyrën e përshëndetje se kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Emmanuel Macron gjatë pritjes në Paris në kuadër të Forumit të Paqes.

Murtezaj ka thënë se janë pamje normale të një pritje të përzemërt, meqë Franca është nikoqire. Ai ka thënë se Francezët për këto punë janë një hap para të gjithëve dhe se ajo përshëndetje është respekt për Kosovën dhe jo pritje individuale për Kurtin.

“Janë pamje normale, pritje e përzemërt. Franca është nikoqire. Pritja është një kurtuazi. Francezët për këtë janë një hapë përpara. Është respekt për Kosovën, nuk priten njerëzit individualisht”, ka thënë Murtezaj në FRONTAL.

Ai tutje ka thënë se për Kosovën është mirë kur raportet me Francën janë mirë.

“Për Kosovën është mirë kur raportet me Francën janë në nivel të shkëlqyeshëm. Kur pala e Kosovës me sjelljen e vet konstruktive apo me mbajtjen e fjalës ashtu siç iu referuat, kjo tregon një sjellje që është e kërkuar në nivele diplomatike. Pas një lloj shtangimi për disa javë e muaj, gjasat janë që Kosova i ka kryer detyrat e veta. Por një gjë duhet ta themi, që gjërat kryhen vetëm atëherë kur kryhen”, ka thënë Murtezaj.