Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përse do vijë zyrtari i lartë amerikan në Ballkan? Eksperti zbardh detajet

 
   

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ndër të tjerat ka komentuar edhe vizitën që pritet të zhvillojë Derek Chollet në Ballkan.

Elezi tha se zyrtari i SHBA-së pritet të japë disa porosi të fundit për të gjithë ata që me veprimet e tyre kanë cënuar interesat e Shteteve të Bashkuara në rajon dhe kanë penguar zhvillimin e programeve të Bashkimit Europian.

“Qeveria amerikane është qartë e vendosur që të dërgojë mesazhe serioze për çështjen e sigurisë. Ajo do bëjë të qartë që çdo organizatë, person, subjekt politik apo kushdo tjetër që me veprimet e tyre do cënojë interesat e shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon, do të minojë paqen në të cilën kanë investuar Shtetet e bashkuara të Amerikës që të kemi paqe dhe mirëkuptim e po ashtu do të pengojë programet e Bashkimit Europian për të zhvilluar procese për të cilat ka pasur dakordësi mes dy shteteve do të vendoset para drejtësisë.

Unë kujtoj se zoti Chollet do dërgojë porositë e fundit për të gjithë faktorët që kanë përgjegjësi juridike dhe faktike për depërshkallëzimin e situatës së sigurisë dhe normalizimin e marrëdhënieve sepse SHBA kanë bërë një investim të jashtëzakonshëm që në rajon të kemi paqe”,-tha Bedri Elezi.