Sekretari i Shtetit të SHBA Anthony Blinken, ka deklaruar se synimi i SHBA është izolimi diplomatik i Hamasit në botën arabe si edhe parandalimi i forcimit të tij të mëtejshëm në Palestinë gjë për të cilën thekson se kjo e fundit mund të çojë në destabilizimin e plotë të autoritetit Palestinez si edhe përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme.
Bisedimet e Blinken në Jordani kanë një rëndësi të madhe. Sekretari i Shtetit tha se si Uashingtoni si shtetet arabe besojnë Gaza nuk mund të vazhdojë të jetë e kontrolluar nga Hamasi.
Më tej shtoi se ai ka diskutuar me homologët e tij arabë se si të hartojnë një rrugë më të mirë drejt një zgjidhjeje të këtij konflikti.
Kreu i diplomacisë amerikane përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbështesin “pauzat humanitare” në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, por hodhi poshtë thirrjet për “armëpushim” nga vendet arabe.