Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

 
   

Persona të maskuar janë parë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak, mbrëmjen e 6 shtatorit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se kanë mbyllur për qarkullim pikëkalimin në Bërnjak pak orë pasi përfaqësues të disa shoqatave serbe bllokuan rrugët në pjesën serbe në tri pikëkalimet kufitare mes dy vendeve të premten pasdite, në shenjë proteste ndaj vendimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, transmeton REL.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se pikëkalimi në Bërnjak është mbyllur për qarkullim pasi persona “të maskuar” janë duke i “ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët” në pjesën serbe të kufirit.

Rasha Rojeviq, kryetar i Shoqatës së Qytetarëve të Mitrovicës së Kosovës – njërën nga tetë shoqatat që kanë organizuar bllokadat, tha se udhëtarët e automjeteve me dokumente “vetëm kosovare nuk do të lejohen të kalojnë” kufirin në Merdare, Jarinë dhe Bërnjak, si përgjigje ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë javën e kaluar.

Të gjithë ata që kanë vetëm dokumente të Kosovës nuk do të mund të kalojnë. Pse? Njerëzit tanë, vëllezërit dhe motrat tona, nuk mund të ngasin me leje mjeti të lëshuara nga Republika e Serbisë. Kjo është thjesht një përgjigje e njëjtë me mënyrën se si [Kryeministri i Kosovës Albin] vepron në Kosovë”, tha Rojeviq.