Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Persona të panjohur djegin flamurin e Kosovës në Zveçan

 
   

Policia e Kosovës  ka njoftuar se një flamur është djegur në Zveçan.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

“Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Media mëson se flamurit që i është vënë flaka ka qenë i Kosovës.