
Një video është bërë virale në rrjetet sociale, pasi një personazh i njohur në rrjetin social “TikTok”, Kozaku, shfaqet në një nga koncertet e këngëtares shqiptare Fatmira Breçani.
Mirëpo qëndrimi i të dyve në video ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e këngëtares.
Në video shfaqet Kozaku duke qëndruar stoik përpara këngëtares, duke e parë në sy, ndërkohë që i hidhte para në një mënyrë aspak fisnike.
Ky veprim, ka vënë në siklet Fatmirën, e cila i ka larguar dorën duke e ndaluar veprimin e tij.