Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga tragjedia që tronditi opinionin publik, ku Alma Arrazi së bashku me 3 fëmijët u mbytën në lumin Buna, policia ka dyshime se familjarët e Erdgysit po fshehin detaje që mund t’i shërbejnë hetimit për ngjarjen e rëndë.
Gazetarja Anila Hoxha, tha se kunata e Alma Arrazit ndodhet nën hetim, pasi ka dyshime se ajo nuk dha dëshmi të sinqertë para grupit hetimor.
Personi i tretë në këtë marrëdhënie, e dashura e Erdgysit, sipas gazetares, do të pyetet në një moment të dytë, pasi ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.
Hoxha: “Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra-tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë.
Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër, sepse ndodhet në një gjendje të rënduar”.