Fshati Vranidoll në Prishtinë është bërë me shkollë të re.
Në prani të kryetarit Përparim Rama, drejtoreshës së Arsimit Besianë Musmurati, banorëve të fshatit dhe nxënësve që do të gëzojnë këtë shkollë, u përurua objekti i ri i ShFMU “Nënë Tereza”.
Kryetari Rama u shpreh i lumtur për këtë investim, duke thënë se n161 nxënës tani nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në fshatrat tjera për të vijuar mësimin.
“161 nxënës të këtij fshati do të kenë një ambient krejtësisht të ri, më të përshtatshëm dhe afër shtëpive pa pasur nevojë të udhëtojnë çdo ditë në fshatrat e tjera. Dëshmi kjo e angazhimit tonë për të ofruar mjedis më të mirë arsimor në gjithë Kryeqytetin.
Kjo shkollë ka sipërfaqe 1500 metra katrorë dhe 500 metra katrorë shtesë të dedikuar për sallën e sportit.