Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Lisbonë, merr pjesë edhe presidentja Osmani

 
   

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashke me kryetarin e qytetit të Lisbonës, kanë përuruar shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza.

“Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët.

Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Presidentja po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali, me ç’rast është takuar me krerët më të lartë shtetëror të këtij shteti.