Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve Faruk Mujka dhe kryeshef i “Ibër Lepencit” dhe Hysen Muzliukaj.
Mujka po dyshohet në cilësinë e nënkryetarit të komunës në Mitrovicë së Jugut ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për korrupsion.
Përveç këtyre 60 mijë eurove, policia ka njoftuar se kanë gjetur edhe dy telefona, USB, tre laptopë, dhe dokumente lidhur me rastin.
Faruk Mujka e Hysen Muzliukaj dërgohen në mbajtje
“Mitrovicë Jug (NN) 25.04.2023-08:00-16:00. Më 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në rapottin e policisë.
Ndryshe, Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale e urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka kryer bastisjt në dy lokacione, pronë e Mujkës dhe Muzliukajt.