Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përveç raketës “Javelin”, Kosova do të blejë edhe disa sisteme të tjera

 
   

Përveç raketës antitankt “Javelin”, Kosova ka në plan të blejë edhe disa sisteme të tjera.

Këtë e bëri të ditur Liridona Gashi, këshilltare e ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedonci, në një përgjigje klanin.

“Sigurisht se është planifikuar blerja edhe e disa sistemeve të tjera, por në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacione me ju”, u shpreh ajo.

Antitanku “Javelin”, për herë të parë u përdor në Irak në vitin 2003, ndërsa u bë e njohur në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, ku është përdorur gjerësisht në shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse.