Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Përveç ujit, gjatë verës janë të rëndësishme për hidratimin edhe këto fruta

Djersitja e vazhdueshme, gjatë stinës së temperaturave  te larta, e bën ujin të domosdoshëm, por jo vetëm. Edhe frutat e stinës janë po aq të domosdoshme. Disa prej tyre, kanë efekte hidratuese më shumë se të tjerat.

Në krye të listës së frutave të verës është shalqini dhe pjepri. Fakti që të dy frutat janë të pasura me ujë dhe një nga burimet më të pasura të likopenit, i bën ato të pazëvendësueshme. Veç të tjerash, ndihmojnë veshkat dhe sistemin urinar.

Fruta të tjera që nuk duhet t’i mungojnë sallatës së frutave në verë janë të gjithë ‘anëtarët’ e familjes së manaferrave. Mjedrat, boronicat, manaferrat e egra etj, janë të pasura me vitamin C, klium, acid folik dhe fibra.

Pjeshkët, kajsitë dhe nektarinat janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës A dhe B12. Gjatë verës, konsumi i këtyre frutave ndihmon gjithashtu pigmentin dhe shëndetin e mirë të lëkurës./Living