Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përvjetori i vrasjes së Arben Sejdiut

 
   

Sot do ta përkujtojmë te pavdekshmin, bashkëluftëtarin ton Arben Sejdiu.

E përkujtojmë jo vetëm me dhembje dhe krenari qe e kishim bashkëluftëtarë dhe tani nuk është me ne mesin ton, por edhe me keqardhje qe dorasi ende nuk është sjell ne tavolinën e drejtësisë. Nuk është dënuar dhe nuk vuan prapa grilave burgun e merituar. Kush është shteti për te cilin luftoj Arbeni, për te cilin u flijua?

Kush është shteti qe nuk e gjeti ende kriminelin qe vrau oficerin e policisë se tij?

Pse ende nuk e gjet?

Apo mos ky shtet ende ka ne brendi te vet kriminel qe fshehin dhe mbrojnë kriminelet vrasës. Si duhet te shpjegohet ky fenomen monstruoz?

Pse ende nuk ka përgjigjeje për familjen e Arbenit, për bashkëluftëtaret e tij, për qytetaret e Kosovës qe duan te besojnë ne sigurinë e shtetit te vet? Sot para varrit te Arbenit dhe para varreve te heronjve te Kosovës ne Koshare do te qëndrojmë te heshtur jo vetëm nga dhembja por edhe nga mungesa e tekstit për t u përgjigjur para familjareve dhe bashkëluftëtareve.

Sot as koleget e Arbenit policet e Kosovës nuk kane çka te thonë me shume. Ata po ashtu do te qëndrojnë te heshtur dhe do te përfundojnë tekstin e vet me një Lavdi kolegut tone Arben Sejdiu! Pas sa vitesh ne shtetin tone te lire nuk e gjeten kriminelet qe vranë, luftëtarin shembull për lirinë e vendit , dhe oficerin e guximshëm te policisë qe ra i motivuar për sigurinë e Kosovës dhe koleget e tij te sigurisë se Kosovës ende nuk e gjeten. Familje e nderuar e Arbenit, qëndroni te forte dhe krenar për djalin qe i dhatë lirisë dhe sigurisë se Kosovës.

Ta përballojmë se bashku dhembjen pe Arbenin. Te ngushëllohemi me argumentin se Kosova po përballon plagët shekullore nga jashtë dhe nga brenda. Urojme qe këto plage te mos e humbin kuptimin e lirisë. Duam qe kriminelet te sillen para drejtësisë se Kosovës.

Gjurmët e krimeve nuk mund te fshihen as me vrasjen e dëshmitarëve dhe as me djegien e institutit te mjekësisë ligjore. I përjetshëm qofte kujtimi pe heroin Arben Sejdiu! Ju familjar te nderua paçi nderin dhe respektin e kombit shqiptar!