
Thaçi viziton varrin e babait
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në fshatin e tij të lindjes në Burojë të Skënderajt.
Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.
Ai kishte marrë një kurorë lulesh dhe është drejtuar tek varri i babait të tij Haxhi Thaçi.
Thaçi s’ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.
Hashim Thaçit i lejohet ardhja në Kosovë për të pamen e babait të tij
Gjykata Speciale, ia ka lejuar Hashim Thaçit ardhjen në Kosovë, për të pamen e babait të tij, Haxhi Thaçit.
Kështu ka konfirmuar Nasim Haradinaj, duke thënë se e sollën sot, në kohë e pa kohë.
“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungonë në total”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndërkohë, Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait.
Lajmi u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u shprehën të indinjuar me këtë vendim të kësaj gjykate.