Pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë në gjendje serioze, përfshirë një fëmijë të vogël, pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sidnej.
Policia e ka konfirmuar numrin e të vrarëve dhe ka thënë se sulmuesi është qëlluar, po ashtu, për vdekje.
Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se bashkëndjen me familjarët e të prekurve në këtë incidient.
Në disa pamje më herët rrjetet sociale janë parë disa viktima, si dhe një burrë duke mbajtur një thikë të madhe.
Turma njerëzish kanë ikur prej qendrës tregtare dhe njerëzit janë udhëzuar që të shmangin këtë zonë, shkruan REL.
Në afërsi janë parë ambulanca dhe shumë makina të policisë.