
Një shpërthim në një fabrikë municionesh në Ankara të Turqisë, ka lënë të vdekur pesë persona njofton Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:45 në kompleksin e Korporatës shtetërore të Industrisë Mekanike dhe Kimike, në periferi të kryeqytetit, Ankara.
Autoritetet thanë se kanë nisur një hetim për shkakun e shpërthimit.
Raportohet se në zonën e shpërthimit janë dërguar disa autoambulanca dhe zjarrfikësit, shkruan REL.
Xhamat e disa dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen nga forca e shpërthimit, njoftoi televizioni NTV.