Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot për vizitën e “pesëshes së madhe” që do ta vizitojë Beogradin më 21 tetor.
Kreu i shtetit serb teksa ka folur sot para gazetarëve, ka thënë se pret që ky delegacion emisarësh perëndimorë të vijnë në Beograd me “gjëra të reja” rreth Kosovës.
Ky delegacion do të jetë i përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe përfaqësuesit e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, Gabriel Escobar, Emanuel Bonn, Jens Pletner dhe Francesco Talo.
Presidenti i Serbisë bëri të ditur se të njëjtën ditë, në mbrëmje do të shkojë në Nju Jork, ku më 23 tetor do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.
Vuçiq ka paralajmëruar se mund të ketë një “goditje për Serbinë” sa i përket çështjes së sanksioneve ndaj Rusisë.