Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pësuan aksident me makinë, humbin jetën dy shtetas serb, një në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laposaviç. Lajmi është bërë i ditur nga shef rajonal për Rajonin e Mitrovicës, Munish Avdiu, i cili deklaroi se përplasja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 00:05.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona me shtetësi serbe, ndërsa është plagosur rëndë një i tretë.

“Në aksident dy persona kanë vdekur, drejtuesit e automjeteve, ndërkaq një pasagjer është i lënduar rëndë”, tha ai në një pronocim për mediat.

Dy të rinjtë, rreth moshës 25-vjeçare që kanë vdekur si dhe pasagjeri që është në gjendje të rëndë janë të nacionalitet serb, me shtetësi të Kosovës, ndërkaq automjetet i kishin me targa të Serbisë.