Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pësuan reaksion gjatë punës në kompaninë që prodhon pajisje elektrike, të tjerë punonjës paraqiten në spital. Firma pavarësisht situatës nuk e ka ndërprerë punën.

Edhe sot janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për të kërkuar ndihmë mjekësore disa punonjëse të kompanisë që prodhon pajisje elektrike për automjete.

Ndryshe nga mbrëmja e ideshme ku në kompani kanë mbërritur ambulancat, sot punëtoret po shoqërohen me autoveturat private të kompanisë.

Në një prononcim për mediat, nëndrejtori i spitalit të Fierit, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 pacientë me shenja të lehta intoksinimi.

Ata janë duke marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Firma pavarësisht situatës nuk e ka ndërprerë punën.