Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Peticioni për shkarkimin e kryetarit në Zveçan, përfundon mbledhja e nënshkrimeve

 
   

Srdjan Vuçiniq, një nga iniciatorët e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut, Izmi Zeqiri, ka thënë se kanë mbledhur më shumë se 1300 nënshkrime. Sipas tij, kjo procedurë atje tashmë ka përfunduar.

Ai falënderoi qytetarët për “përgjigjen e shkëlqyer”.

“Peticioni ka përfunduar dje dhe kemi mbledhur më shumë se sa na duhen. Për shifrën zyrtare dhe hapat e ardhshëm do t’ju informojmë së shpejti”, tha Vuçiniq.

Përveç Zubin Potokut, nënshkrimet janë mbledhur edhe në komunat tjera serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq.

 Të gjithë iniciatorët theksuan se kanë mbledhur më shumë nënshkrime sesa kërkohet.