Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq ka reaguar pas intervistës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për median kroate “Veçernji List”.
Pekoviq ka thënë se Kurti përmes mediave kroate gjen një terren të përshtatshëm për urrejtjen e tij të sëmurë dhe obsesive ndaj Vuçiqit.
“Përmes mediave kroate, Kurti gjen një terren të përshtatshëm për urrejtjen e tij të sëmurë dhe obsesive ndaj Aleksandar Vuçiqit, duke zgjedhur pikërisht ditën kur serbët po mbajnë zi për masakrën e 14 korrësve serbë në Stari Gracko.” – ka thënë Petkoviq.
Petkoviq ka shtuar se Kurti dhe mediat kroate ishin të bashkuar në luftën hibride kundër Serbisë dhe Vuçiqit, dhe sipas tij kjo ishte një shenjë më e qartë se Serbia është në rrugën e duhur dhe serbët nga Kosova janë edhe më fort me Vuçiqin.
“Prandaj sulmon familjen Vuçiq, prandaj i dërgon falangat për të ngacmuar Danilo Vuçiqin, prandaj merr armë të ndryshme, për të mos u trimëruar dhe inkurajuar, sepse edhe ai ka frikë nga hija e Vuçiqit. Është turp kur absolutistët si Kurti, të cilët ëndërrojnë “Shqipërinë e madhe” dhe duan Lidhjen e Dytë të Prizrenit, bëjnë thirrje për demokraci dhe me çdo veprim të tyre tregojnë fytyrën e tyre anti-qytetëruese.” – ka thënë Petkoviq.