Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Petkoviq: Sveçla po “frikësohet nga posterët e Aleksandar Vuçiq”

 
   

Shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq ka provokuar ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçlën lidhur me vendosjen e posterëve në veri.

Petkoviq në X ka shkruar se Sveçla po “frikësohet nga posterët e Aleksandar Vuçiq”.

“E para, Kurti “nuk kishte guxim” të ulej në tavolinën e dialogut me Aleksandar Vuçiq, ndërsa tani Sveçla “është frikësuar” edhe nga posterët me figurën e Aleksandar Vuçiq, të cilat i ka vendosur dikush dhe po kërcënon me arrestim. E vetmja gjë që ai mund të bënë është “të mburret” nëpër rrjetet sociale”, ka shkruar ai.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka porositur se nëse Vuçiq vjen në Kosovë pa lejen e Prishtinës zyrtare, ai do të vihet prapa grilave.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se në korrik do të vizitojë Malin e Zi.