Pika kufitaret kufitare me Serbinë vazhdojnë të mbesin të mbyllura edhe sot. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, pika kufitare në Bërnjak, Jarinje dhe Berdare janë të bllokuara.
Sipas njoftimit, pika kufitare në Bërnjak është e bllokuar. Po ashtu, edhe pikë kalimi kufitar në Jarinje dhe Merdare janë të bllokuara për kamionë dhe autobusë.
Që nga dje në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.
Ministria e Jashtme ka njoftuar se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bënë thirrje qytetarëve të cilët tashmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Nëse nuk kanë hyrë në Serbi, luten qytetarët, të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, thuhet në njoftim.