Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pikëpyetje të mëdha mbi Asociacionin, çfarë po fshihet pas “premtimit” të Gjermanisë – Kosovës i kërkohet kjo gjë!

 
   

Zhvillimet e fundit në veri e sollën sërish këtu të dërguarin e kancelarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Me theks të veçantë, Sarrazin foli për Asociacionin dhe themelimin e tij.

Krahas kësaj, Sarrazin potencoi se tani është koha e duhur që të vazhdohen tutje hapat për krijimin e Asociacionit, për të cilin tash e një kohë është nën presion kryeministri Albin Kurti.

“Të gjithë e dinë se shumë vende mos johëse brenda BE-së shikojnë kah Asociacioni i komunave me shumicë Serbe, por unë nuk mund t’ju them se çfarë ato do të bëjnë nëse kjo kryhet ose jo sepse nuk është puna ime. Gjermania njeh Kosovën por edhe ne jemi të bindur se kjo është gjëja e duhur të bëhet, veçanërisht tani dhe të shkohet tutje. Mund të llogarisni në Gjermaninë, ne kurrë nuk do të përkrahim ndonjë formë të Asociacionit që minon integritetin e Kosovës. Por, moskrijimi i Asociacionit nuk çon drejt BE-së”, ka shtuar Sarrazin.

E në lidhje me këtë ‘premtim’ të Sarrazin, se Gjermania kurrë nuk do të përkrahim ndonjë formë të Asociacionit që minon integritetin e Kosovës, ka folur opinionisti Dedë Preqi.

Preqi në një prononcim për “Bota sot” tha se ky ishte një lloj mirëbesimi që Kosova mori nga emisari gjerman.

“Gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, z.Manuel Sarrazin, ndër të tjera me theks të veçantë foli edhe për krijimin e Asociacionit me shumicë serbe në komunat veriore, i cili  potencoi se, nuk duam në këtë mënyrë të miratojmë diçka, që edhe ne mund të kemi shqetësim, por duke dhënë zotimin, apo premtimin se mund të llogarisni në Gjermaninë.

Ishte kjo një lloj përshtypje e mirëbesimit, që Kosova, mori nga emisari gjerman, që do të thotë se, as Gjermania nuk e përkrah një formë të një Asociacioni që e dëmton integritetin e Kosovës, nga ana tjetër, duke treguar një mbështetje ndaj vendit tonë, që të avancojë me forcën e saj për t’i arritur këto qëllime, dhe me krijimin e Asociacionit, vetëm se do i hapen dyert Kosovës, në kundërten nuk e dërgon këtë vend drejt BE-së, dhe në integrimeve tjera”.

Krahas kësaj, Preqi potencoi se Kosova duhet t’i besojë Gjermanisë, por që edhe ne si popull duhet të reagojmë për kërcënimet që në vazhdimësi po na bënë Serbia.

 Image
 Dedë Preqi. 
 

“Kosova dhe shteti i saj nuk e ka fuqinë të vendos as për fatin e vet pa ndihmën dhe përkrahjen e fuqisë dhe miqve ndërkombër, pa të cilët nuk do kishim arritë deri këtu ku jemi, dhe qeveria e Kosovës dhe shteti i saj, duhet t’i pranojë këshillat e miqve të vet, si edhe të mikut z.Manuel Sarrazin, duke besuar edhe në mbështetjen e një vendi të fuqishëm, i cili ishte në çdo kohë të vështirë përkrah dhe në mbrojtje të pullit tonë.

Mirëpo, a thua kemi të drejt edhe ne, të reagojmë dhe të tregojmë argumentet tona si një popull i vuajtur dhe i stërvuajtur nga regjimi i Serbisë, kur edhe sot në shtetin tonë të lirë dhe sovran kërcënimet e Serbisë, janë të vazhdueshme, sikur do të thoshte me pohimet e saj se, niveli i shumicës së popullit të Kosovës, duhet të jetë nën nivelin e pakicës serbe në këtë vend”, shpjegoi opinionisti.

Më tej, opionisiti foli edhe mbi rreziqet e krijimit të Asociacionit, derisa tha se

“Megjithatë ndeshemi në rrezikun e një rrëshqitje të pabesueshme nga çka i përket krijimit të këtij Asociacioni, duke e kuptuar mirë ku qëndron shtysa dhe plani i fshehtë i Serbisë, për të krijuar diçka tjetër brenda shtetit të Kosovës, mu për atë, ky lloj Asociacioni si një etnik, për shtetin e Kosovës, tingëllon ndryshe dhe dhimbshëm, për Kosova dhe shteti i këtij vendi, kërkon ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, sepse nuk veprohet vetëm, pa ndihmën BE-së dhe SHBA-ve.

Kosova dhe qeveria e saj, gjendet sot para një sprove të madhe, në veçanti me krijimin e Asociacionit serb në komunat veriore. Ky term në parim e ka kuptimin e drejt dhe zhvillimor të komunave në përgjithësi, i cili nuk ka diçka që duhet kundërshtuar, por ideja e Serbisë dhe pretendimet e këtij plani janë të fshehta dhe aq djallëzore, sa do të ishte shumë vonë për t’i kuptuar në rrethana të tjera, duke u bazuar në shumë fakte dhe praktika historike, apo sikur ajo që ndodhi në Bosnje dhe Hercegovinë”, shpjegoi ai.

Po ashtu, Preqi përmendi rastin e Bosnje Hercegovinës dhe kërcënimet e vazhdueshme.

“Milorad Dodik, si president i Republikës në Bosnje dhe Hercegovinë, kërcënon me shkëputje të serbëve nga Bosnja dhe Hercegovina, për të iu bashkuar një Serbie të «Madhe», duke thënë se nuk ka nevojë as për ulëse në OKB, edhe pse ky vend kishte nënshkruar një Marrëveshje paqësore para 28 vitëve, si Marrëveshja e Dejtonit, në Paris, me ndërmjetësimin e SHBA, Francës, Anglisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Spanjës.

Mirëpo, kësaj Marrëveshje nuk i thojnë «paqe» kur përsëri ka probleme të përditshme dhe kërcënime në këtë vend, të cilat po i shkakton presidenti i Republikës Serbe, Dodik, me kastën e tij etno-nacionaliste serbe të Bosnjës, duke kundërshtuar misionin e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje e Hecegovinë, z. Christian Schmidt, nga Gjermania, duke e quajtur edhe si një «turist» gjerman”, nënvizoi opinionisti.

Në fund, potencoi se nuk ka sinjale pozitive se me Serbinë mund të arrihet një marrëveshje për paqe, shkaku i Vuçiqit.

“Prej gjithë kësaj lind një mosbesim në lidershipin serb, gjegjësisht me qeverinë e Serbisë, që e udhëheq Aleksandër Vuçiq, sepse deri më tani nuk ka dhënë asnjë shembull të mirë për të krijuar një «mirëbesim» në krijimin e një marrëveshje paqësore dhe stabiliteti në mes këtyre dy vendeve, por gjithnjë po veprohet dhe promovohet në të kundërtën e asaj, që e thotë para botës kryeministri i Kosovës, z.A.Kurti, se vendi i jonë është i përkushtuar dhe i interesuar për fqinjësi të mirë me gjitha vendet, po ashtu edhe me fqinjin verior serb”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.