
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Rama ka bërë të ditur se është aksionar edhe në tri kompani.
I pari i Prishtinës ka deklaruar se është pronar i tri banesave, një rezidence dhe një objekti afarist.
Ai po ashtu ka thënë se posedon një veturë Tesla si dhe koleksion pikturash prej 4 milionë euro, të trashëguara.
Rama po ashtu zotëron aksione në disa shoqëri aksionare.