Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pini shumë ujë, shmangni diellin, MSh-ja bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

 
   

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.

Përmes një postimi në Facebook, MSh-ja tha se duhet t’u përmbaheni rekomandimeve të kësaj ministrie, por edhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet thirrje që të pini më shumë ujë gjatë ditës dhe të vishni rroba të lehta, të gjëra dhe me ngjyra të lehta.

 Image
 Lista me rekomandime 
 

Msh publikoi edhe disa rekomandime që qytetarët duhet t’i përmbahen në këto ditë të nxehta.