Olsa Muhameti ishte sot e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” ku tregoi se Luizi ka qenë disa herë në Turqi gjatë kohës që Kiara ndodhej me xhirime për “Kepin e VIP-ave”.
Ndonëse në rrjete sociale nuk kanë qarkulluar foto, Olsa tha se Luizi ka qenë aty për të suportuar partneren e tij.
Ajo shtoi se pjesa më e vështirë për çiftin ka qenë koordinimi i orareve duke qenë se Luizi ka pasur një axhendë mjaft të ngjeshur me koncerte.