Nesër (15 Maj) do t’i jepet lamtumira e fundit efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, i cili u qëllua për vdekje me plumb në kokë nga 23-vjeçari Asllan Mernica alias Azgan Mernica.
28-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 11:00 në fshatin Baltëz të Fierit, aty ku edhe ndodhi krimi i rëndë.
Novruz Cenalia ishte prej 2 vitesh pjesë e Forcave Shqiponja dhe mësohet se kishte rreth 1 muaj i martuar.
Ai u qëllua për vdekje me plumb në kokë nga 23-vjeçari Asllan Mernica rreth orës 13:15 të mesditës së djeshme (13 Maj). Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së efektivit, i cili ishte me uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte shërbimin kur u përball në rrugë me vrasësin e dyshuar, i cili udhëtonte me një mjet tip Audi së bashku me nënën e tij.
Por kur kanë kaluar 24 orë nga vrasja e efektivit të Shqiponjave ende nuk ka asnjë gjurmë se ku ndodhet autori i dyshuar i krimit të rëndë.
Lokalizimi i tij përmes qelizave të telefonit i pamundur, për shkak se 23-vjeçari e ka lënë celularin në makinë përpara se të arratisej.
Në dëshminë e dhënë për hetuesit, ajo është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ajete Mërnica ka deklaruar se i biri zbriti nga makina dhe nisi të konfliktohej me policin, Novruz Cenaliaj.
“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë.
Policia e Fierit ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe disa të rinj, të cilët kanë dëshmua para hetuesve dinamikën e krimit.
Ndërkohë policia ka dhënë shpërblim 30 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e autorit të krimit.