Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pjesëtarë të EULEX-it e KFOR-it vendosen mbi objekte afër urës së Ibrit

 
   

Mbi objektet në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë, qysh në orët e mëngjesit janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it.

Ndërsa ekspertët për matjet e stabilitetit të urës të kontraktuar nga qeveria deri tani ende nuk janë parë te kjo urë, raporton RTK, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë nga serbët lokalë.

Ata e kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.