Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pjesëtari i NjRSh-së pas vendimit për shtesat e rrezikshmërisë: Më doli afati i vizës, se Banjskën tjetër e kisha këqyr nga larg

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka dalë me propozim për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë, propozim ky i cili ngjalli reagime të shumta në vend duke u konsideruar edhe si veprim skandaloz e nënçmues për punën e pjesëtarëve të PK-së.

Lidhur me këtë vendim, Halit Pllana, njëri nga pjesëtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH) ka dalë me një reagim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

I njëjti thotë se po të kishte mundësi do të largohej nga vendi dhe t’i shikonte nga larg sulmet që iu bëhen Kosovës.

Image
Shkrimi

Ndryshe, Kurti në konferencën e mbajtur dje para mediave tha se kanë bërë analiza të hollësishme kur kanë marrë vendimin për këto shtesa, teksa shtoi se shtesa më e lartë është 150 euro, e më e ulëta 45.

Tutje kryeministri deklaroi se 10% e zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë pasur të ardhura më të larta se presidentja.

“Shikoni ne kemi bërë analizat e hollësishme. Nuk mund të kemi zgjidhje partikulare. Shtesa më e lartë për rrezikshmëri është 150 euro e më e ulëta 45 euro. Ju e dini që pare boll kurrë nuk ka por buxheti i Kosovës është ky që është. Po ua ritheksojë edhe njëherë afër 700 pjesëtarë të PK-së, që i bjen 10% të tyre kanë Pasur të ardhura mesatare më të lartë se presidentja”, tha ai.