Pjestari i FSK-së dhe ushtari serb dorë më dorë në Thumanë

Një foto sa prekëse aq edhe shpresëdhënëse është ajo e një ushtari serb dhe të FSK.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

Tërmeti me pasoja tragjike ka bërë bashkë të gjithë shqiptarë e të huaj të cilët janë solidarizuar duke i ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga tërmeti.

Një foto sa prekëse aq edhe shpresëdhënëse është ajo e një ushtari serb dhe të FSK, që janë bërë bashkë dorë më dorë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Thumanë, transmeton Abc News.

Kjo tregon edhe njëherë se dhimbja na bashkon pavarësisht barrierave të krijuara dhe ndasive.

Ndërkohë gjatë orëve të para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 04:00, ata kanë nxjerrë nga rrënojat e Thumanës tre trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e tragjedisë në 39 viktima.