
Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico, është plagosur në qytetin Handlova.
Ai është dërguar në spital pas një incidenti me të shtëna, transmeton Reuters.
Mediumi “Denník N” shkruan se një nga reporterët e tij nuk e pa vetë incidentin, por dëgjoi disa të shtëna dhe më pas pa kryeministrin të ngrihej nga rojet e sigurisë dhe u fut në një makinë.
Në lidhje me ngjarjen, raportohet se është arrestuar një person.