Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Berdicë të Shkodrës.
Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë një 17-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit“-njofton policia.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Shkodrës për ndërhyrje të specializuar.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.