Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë

Një i mitur ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez të Tiranës.

Policia bën me dije se rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës 15 vjeçari, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.


Reklamë

Aktualisht i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./TCh/