
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e së hënës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, te Kombinati i Peshkut ku është plagosur në rrethana ende të paqarta me armë zjarri shtetasi Tonin Ramaj, 33 vjeç.
33-vjeçari është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen./euronews.al/
Tags: Arme zjarriplagosjeVlore