Një ditë më parë, në lagjen Rus të Shkodrës, u dhunua 60-vjeçari Vladimir Bruçi, pas një konflikti për vendparkimin e automjeteve.
Nga hetimi paraprak, policia raporton se në përplasje janë përfshirë gjashtë persona në rrugën “Pogej”. Në pranga ra 47-vjeçari me iniciale E. S., 47-vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit I. S., 23-vjeç, S. H., 27-vjeç, A. K., 31-vjeç, S. T., 24-vjeç dhe A. B., 27-vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Të gjashtë autorët kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, 62-vjeçarin, i cili vijon të jetë në spital në kujdesin e mjekëve, pasi mori plagë të rënda në trup.
Sipas policisë, 47-vjeçari i arrestuar ka pasur me vete armë zjarri.
Ndaj autorëve rëndojnë veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.