Në pasditen e djeshme në Rahovec, dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Njëri prej tyre është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa tjetri në QKUK për shkak të plagëve serioze që ka marrë.
Doktori kujdestar, Avdush Bajgora, ka bërë të ditur se edhe pas intervenimit të personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e pacientit në fjalë mbetet jashtëzakonisht e rënduar.
“Pacienti në fjalë ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë. Pacienti në fjalë ndodhet në sallën e operimit, ku intervenimi ka qenë shumë i shpejtë në QKUK”, ka shtuar Bajgora.