Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Plani i Rritjes së BE-së, mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante sot do të marrin pjesë në mbledhjen e VI’të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Aty do të diskutohet për përgatitjet në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e dikastereve relevante, në mbledhjen e VI-të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), ku do të diskutohet për përgatitjet e vendit tonë në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor si dhe për reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 08:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.