Analisti Drizan Shala, teksa foli në lidhje me sulmin që ndodhi në Kosovë, u shpreh se Policia e Kosovës janë duke bastisur lokacione në Veri të Kosovës.
Ai theksoi se Milan Radojçiq mund të ketë fatin e Yevgeny Prigozhin në Rusi, nisur nga politika që po ndjek Serbia këto kohë.
Mes të tjerash theksoi se Radioçiç nuk do t’i dorëzohet policisë së Kosovës, pasi përballet dhe me akuza të tjera.
“Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke bastisur lokacione të caktuara. Ajo që ndodhi në Kosovë ishte përtej një veprimi terrorist. Mund të themi se Policia e Kosovës do të shkojë sipas planit operativ. Sipas qëndrimit të politikës serbe, Radioçiç do të ketë fatin e Prigozhin, por në territorin e Serbisë. Lë të nënkuptohet se ai ka pasur një mbështetje nga ana e Vuçiç, për sulmin në Kosovë, por mesa duket plani ka dështuar dhe ai duhet të marrë përgjegjësi për atë që ka bërë. Ai nuk do t’i dorëzohet policisë së Kosovës, pasi përballet dhe me akuza të tjera”-tha ai.