Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo dhe gazetarja Klodiana Lala janë përfshirë në një debat në emisionin “Open”, në lidhje me dosjen “Partizan” dhe akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë fjalës së saj, gazetarja Lala u shpreh se standardi i ri i SPAK po frikëson politikanët e tjerë, mirëpo kjo u ironizua nga Bozdo, i cili tha se nëse këtë e ka thënë kryeministri Rama, atëherë e pranon si të vërtetë.
Bozdo: Ju e paragjykoni zotin Berisha…
Lala: Jo! të lutem të mos kalojmë degë më degë. Në këndvështrimin tim Berisha është i pafajshëm, derisa gjykata ta vendosë. Prokuroria thotë se trashëgimtarët e 5 familjeve kishin informacion për ato çfarë ndodhte brenda institucioneve…
Lala: Unë nuk jam prokuror.. SPAK në momentin konkret ka vendosur një standard të ri. Standardi që është ndjekur në rastin e Berishës nga SPAK ka frikësuar politikanët e tjerë.
Bozdo: Nëse ka thënë Rama se ka frikë, e pranoj.
Lala: Unë dhe Rama jemi parë 2 herë përballë. Ajo çfarë po thoja është se, unë si gazetare kam kuptuar se klasa e juristëve në këtë vend, është futur një standard i ri që edhe SPAK mund të hetojë dhe ata që fshihen nga vendimet kolegjiale. Çfarë më kujton mua zoti Bozdo?