Dy shoferë janë dënuar dje nga Policia e Kosovës, pasi në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura.
Rasti kishte ndodhur në aksin rrugor Mitrovicë –Vushtrri.
“Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.”, njofton policia.
Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative, pasi të dyshuarit kishin penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.