Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Po çuditna…’, flet avokati i të burgosurit që u arratis: Tani fola me gruan e tij

 
   

Lorik Xhemshiti është i burgosuri që u arratis mëngjesin e sotëm nga reparti i Hematologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Arratisja e tij u konfirmua nga avokati i Lorikut, Mehdi Kozhani.

Avokati tha se këtë e mori vesh nga bashkëshortja e Lorik Xhemshitit.

Mirëpo, për avokatin Mehdi Kozhani, është e cuditshme se si ka arritur që klienti i tij të ik nga spitali, pasi që sipas tij gjendjen shëndetësore e ka pasur të rëndë.

“Fola pak më herët me bashkëshorten e tij. Ajo më tregoi sepse asaj i kishin treguar nga Policia. Unë po cuditem se si ka arritur që të ik nga spitali. Ai ka vuajtur nga dy sëmundje dhe gjendjen nuk e ka pasur të mirë. Vetëm nëse e ka bërë nga presioni psikologjik, mirëpo prapë nuk është mirë. Çdo tri ditë ai duhet ta marrë një injeksion për njërën nga sëmundjet e tij dhe marrja e tij është obligative”, tha Kozhani për insajderi.

“Nuk është mirë me ba këso veprimesh. Tash ai ka bërë vepër tjetër penale me ikjen e tij. Shtetit as nuk mundesh e as nuk duhet me i ik”, tha ndër të tjera avokati i Lorik Xhemshiti.