Disa ekzorcistë promovuan idenë se loja shkakton posedim shpirtëror
Sfida “Charlie Charlie” është një tjetër lojë kontroverse e konsideruar e rrezikshme. Kjo është një lojë hamendjeje në të cilën përgjigja e supozuar për një pyetje gjendet duke pritur që një laps i ekuilibruar të tregojë drejt “Po” ose “Jo” të vizatuar në një fletë letre.
Loja është një mishërim modern i një loje më të vjetër spanjolle të quajtur Juego de la Lapicera. ‘Charlie Charlie’ është popullarizuar në botën anglishtfolëse në vitin 2015.
Loja përfshin kryqëzimin e dy stilolapsave ose lapsave dhe më pas duke i bërë pyetje një fuqie të mbinatyrshme të quajtur Charlie. Më pas pritet që lapsi i sipërm të rrotullohet për të treguar përgjigjen e pyetjes. Pyetja e parë që të gjithë bëjnë duke folur është “a mund të luajmë?”” ose “a jeni këtu?” ose “a je aty?”
Lapsi i sipërm është i balancuar në mënyrë të lehtë në një pikë qendrore rrotullimi. Kjo do të thotë se mund të rrotullohet lehtësisht nga fryrjet e lehta të erës, ose frymëmarrjes së lojtarëve që presin lapsin të lëvizë. Shumë persona e kanë denoncuar sfidën e Charlie Charlie si demonike. Disa ekzorcistë promovuan idenë se loja shkakton posedim shpirtëror, një shqetësim i përsëritur nga myslimanët në Xhamajka dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në prill 2017, qeveria e Libisë e ndaloi lojën, duke e konsideruar shkaktare për 6 vetëvrasje. Në Shqipëri ka gjurmë që tregojnë që kjo lojë është luajtur nga fëmijë shqiptarë. Një video e ngarkuar në YouTube tregon dy fëmijë jo më shumë se 12-13 vjeç duke luajtur këtë lojë në orën 3 të mëngjesit.
Djali 1: Zgjohu o budall, zgjohu, hajde se do bëjmë Charlie Charlien. Do provojmë një challenge të vjetër. Cuna sdo bërtasim shumë se na dëgjojmë ata të shpisë. Charlie Charlie are you here? Charlie Charlie are you killing me? Shkoi te NO
Djali 2: Po del gjak, çuna gjak, sill një farcoletë
Djali 1: Çuna këtu do ta mbyllim videon se jemi ekstrem të frikësuar
“Kam bërë një sfidë Charlie Charlie, po nuk ishte e vërtetë, nuk e kuptova fare, isha e vogël dhe kujtova se do të ndodhte, edhe e kam bërë me shoqet e mia. Unë e kuptova që ajo nuk do të ishte e vërtetë edhe për ti frikësuar ata unë i fryja lapsit ffffff. Ato cmendeshin, lëvizi lapsi” u shpreh Ema, nxënëse.